Dy të rinj janë vrarë në dy raste të ndara në Tiranë brenda 24 orëve.
Fillimisht një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Policia ka njoftuar të martën për arrestimin e të dyshuarit.
“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim të Policisë.
Ndërsa gjatë mbrëmjes, një 28-vjeçar u vra me plumb në kokë dhe gjoks, sipas raportimeve në Tiranë. Siç ka shkruar “tch”, viktima është djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda Fran Prendi.
Sipas raportimeve, makina e dyshuar e autorëve është gjetur e djegur.
-
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes
-
Vritet 27-vjeçari dhe plagoset babai i tij pas një përleshjeje mes dy familjeve në Prizren
-
Dënohet me 16 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani
-
Vdiq 15-vjeçari që u ther me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar