Për tri raste të ndryshme të parave të falsifikuara është raportuar në Policinë e Kosovës në dy ditët e fundit, bëhet e ditur në raportin policor të së premtes.
Në tri rastet është raportuar në total për 700 euro të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë Së Kosovës, një punonjëse e një banke ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka informuar se gjatë deponimit të parave nga një person i dyshuar, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro të falsifikuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në Kaçanik ku një punëtore e një dyqani ka bërë të ditur se një i dyshuar ka bërë pagesën e gjërave me kartëmonedhën prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ndërkaq rasti tjetër është lajmëruar në Suharekë ku një punëtor i një banke ka njoftuar se një person i dyshuar ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Në të tri rastet, sipas njoftimit të Policisë, monedhat janë konfiskuar dhe rastet janë nën hetime.
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara
-
Një kartëmonedhë 500-euroshe kapet false në Prishtinë
-
Tri raste të falsifikimit të parasë, policia nis hetimet
-
Për një ditë në Prishtinë raportohen tri raste të falsifikimit të parasë
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë