Në fshatin Llabjan të Novobërdës, dje ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tri femra shqiptare-kosovare, njofton Policia e Kosovës.
Pas aksidentit, transmeton Koha.net, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, derisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tre këmbësoret-viktimat femra K-Shqiptare.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.