Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë KOHËS se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00 policia e Kosovës në Gjilan është informuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në fshatin Llabjan komuna Novobërdë. Nga hetimet e para mësohet se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekut”, ka thënë ai.
Hetuesit e trafikut rajonal janë duke i kryer hetimet se si ka ndodhur aksidenti.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Ferizaj - Gjilan
-
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Lipjan
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona