Tre persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara trafiku në Prishtinë e Podujevë të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në rastin e parë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit u lënduan dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimeve. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ka njoftuar Policia.
Në aksidentin e dytë, rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës kanë humbur jetën dy persona, si pasojë e vetaksidentit. Lëndime ka marrë edhe një person tjetër. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Njësiti i trafikut i policisë po merret me rastet, ka thënë Policia.
-
Pesë të vdekur në aksidente trafiku të shtunën
-
Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë
-
Vdiq një person nga aksidenti mes veturës e traktorit në Podujevë
-
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin në Podujevë