Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin në Podujevë

Një person dyshohet se ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident të ndodhur të martën në Llapashticë të Podujevës.

Shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka thënë për KOHËN se i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Podujevës. Një person ka qenë i vdekur dhe një tjetër i lënduar rëndë. I lënduari është transferuar në QKUK, në Prishtinë”, ka thënë ai.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa të përfshira ishin dy vetura, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor, si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjell deri tek aksidenti”, ka thënë ai.