Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar nga një përleshje në Mitrovicë

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë nga ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Artikuj të ngjashëm