Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Prishtinë, një i arrestuar

Tre persona kanë marrë lëndime pas një përleshjeje fizike në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për Kohën se një person është arrestuar.

Gjithashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjet një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

Burime të KOHËS kanë thënë se në rrahje janë përfshirë dy grupe me rreth tetë persona dhe se është dëgjuar një e shtënë me armë. Ndërkaq burime në QKUK kanë thënë se një person që është dërguar në emergjencë që ishte përfshirë në këtë rast është jashtë rrezikut për jetë.

Image

Artikuj të ngjashëm