Tre persona janë lënduar pas një aksidenti i cili ka ndodhur të dielën në rrugën Prizren-Landovicë.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar njëri prej drejtuesve të automjeteve dhe dy pasagjerë, transmeton Koha.net.
Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas kontrollit mjekësor janë liruar.