Kronikë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku. Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit të martën në orën 12:57, ku në aksident janë përfshirë dy vetura.

Policia i ka thënë KOHËS se personat kanë marrë lëndime të lehta dhe rasti është duke u hetuar.