Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë - Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur “Fshati slloven” në orën 12:20.
Ai tha se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj, raporton “Kosova Press”.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë
-
Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar
-
Nëntë të lënduar në aksident trafiku në Gjakovë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Aksidentohen pesë automjete në Gjakovë, tre persona të lënduar