Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar nga një aksident mes katër automjeteve në Gjilan

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Parallovë në Gjilan.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur ngarkesa e një kamioneti në lëvizje ka rënë dhe ka goditur tri vetura në lëvizje.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarve u është ofruar ndihma e mjekut në qendrën emergjente në Gjilan dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë tutje ai.