Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave, të dielën në Grashticë të Epërme të Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.