Dy automjete janë aksidentuar në fshatin Kishnicë të Graçanicës.
Tre persona kanë mbetur të lënduar si dhe ka pasur dëme materiale, ka njoftuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për KOHËN.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në mes të dy automjeteve në fshatin Kishnicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, njoftoi Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm