Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar për vjedhje në Vushtrri

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se tre burra janë arrestuar dje në Vushtrri për një vjedhje që dyshohet se ka ndodhur më 26 korrik.

Si dëshmi te njëri prej tyre janë konfiskuar 2 mijë euro, transmeton Koha.net.

“Me datën 23.08.2018 pas hetimeve intensive në lidhje me rastin grabitje si dhe veprave të tjera të vjedhjeve të rënda janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Te njëri prej tyre si dëshmi janë konfiskuar 2000 euro kesh para, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje kurse i treti lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Artikuj të ngjashëm