Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin blerë gjësende të ndryshme në disa dyqane në Prizren me bankënota 200 euroshe false.
Sipas raportimit të policisë, të arrestuar janë dy shtetas të Maqedonisë, një shqiptar dhe një boshnjak, si dhe një serb shtetas i Serbisë.
Të dyshuarit janë ndaluar nga njësiti patrullues në Shtime duke drejtuar veturën BMW X 5.
Si prova materiale janë konfiskuar 7467 euro, 120 denarë të Maqedonisë dhe 9210 dinarë të Serbisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë, u zunë me mbi 24 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Qindra euro të falsifikuara deponohen në një bankë në Prizren
-
800 euro me dyshe false, aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në Prizren
-
Arrestohen dy persona për veprimtari me monedha të falsifikuara
-
Tre të arrestuar për falsifikim parash, u sekuestruan mijëra euro e dollarë