Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar për falsifikim parash, u sekuestruan mijëra euro e dollarë

Euro - Para

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale të “falsifikimit të parasë”.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në operacionin e zhvilluar sot, pas hetimeve paraprake, të arrestuar janë: B.M., M.Sh., F.K. ndërsa i dyshuari Sh.D. gjendet në arrati.

Urdhërkontrolle janë kryer në tri lokacione, dy në Prizren e një në Mitrovicë.

Si prova materiale janë sekuestruar mijëra euro e dollarë:

• 3x500 euro, gjithsej 1500,00 euro,

• 320x100 dollarë amerikan dhe 160x50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë,

• tre telefona mobil,

Edhe Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro Kronikë Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro

• pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe

• dy veturat te përdorura nga të dyshuarit.

Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara, ka thënë Policia.