Dje në orët e pasdites ka ndodhur një zënkë në Mitrovicë, me ç’rast ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se njësitë relevante policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima R. Xh, plagosja e të cilit dyshohet se është kryer me armë e zjarri.
Viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.
Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar
-
Vrasje në tentativë në Mitrovicë
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një veture
-
Përleshje në Mitrovicë, tre të lënduar e dy të arrestuar