Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara për falsifikim parash dhe për blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të narkotikëve të enjten në Prishtinë dhe Gjakovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me falsifikimin e parasë, një 35-vjeçare me inicialet N.B., është arrestuar falë bashkëpunimit me qytetarë.
“Falsifikim i parasë: Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Më tej është bërë e ditur se në çantën e të dyshuarës janë gjetur 47 kartëmonedha nga 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, si dhe një elektroshok.
“Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, ka bërë të ditur më tej policia.
Edhe
Para të falsifikuara në Ferizaj, ndalohen dy shtetas të huaj
Ndërsa në rrugën Ponoshec-Gjakovë, janë arrestuar dy persona, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se u janë gjetur rreth 5 kilogramë marihuanë gjatë kontrollit nga policia.
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore”, thuhet më tej në njoftim.
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë për trafikim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro