Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar në Drenas për pastrim parash

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në ‘pastrim të parasë’ dhe ‘blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të enjten kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.

“Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (A.N. mashkull, viti i lindjes 1992 dhe E.N. femër, 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga dt. 27.02.2021 deri me dt. 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50) në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro”, njoftoi Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3x50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Edhe I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro Kronikë 4 muaj më parë I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari (B.N. mashkull, 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit, të dyshuarit B.N i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.