Tre shtetas të Serbisë kanë raportuar se janë sulmuar në Leposaviq nga tre të dyshuar, të shtunën.
Sipas njoftimit nga Policia, viktimat janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq e më pas janë transferuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut për tretman të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre persona.
“Tre viktima shtetas të Serbisë kanë njoftuar se deri sa ishin duke qëndruar në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre të dyshuar. Viktimat janë dërguar në QKMF Leposaviq, dhe me pas janë transferuar në Spitalin e Mitrovicës Veri për tretman të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuarit m/k, ku njëri nga ta kishte lëndime në duar dhe të njëjtit pohojnë se janë rrahur ne mes vete. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.