Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre shqiptarë në Angli dënohen me 57 vjet burgim për përdhunimin e një vajze

Tre shqiptarë të cilët në grup përdhunuan një vajzë në Bedford të Anglisë, janë dënuar me 57 vjet burgim në total.

Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e parë jashtë pas përfundimit të kufizimeve të COVID-19.

Ajo e gjeti veten vetëm dhe të frikësuar pasi u largua nga klubi i natës Vogue në orën e hershme të së shtunës, 4 shtator, vitin e kaluar.

Pa e ditur, ajo ishte ndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi atë në veturën e tij dhe e çoi në një adresë ku e përdhunoi, raportoi DailyMail të shtunën.

Dy bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33, dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, arritën aty dhe e përdhunuan vajzën. Gjatë aktit vajza u godit me shuplaka në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Edhe Dënohet me burg shqiptari që përdhunoi adoleshenten në Londër Kronikë Dënohet me burg shqiptari që përdhunoi adoleshenten në Londër

Gjatë dënimit të tyre, gjykatësi Steven Evans, tha se ata kishin shkaktuar “makthin më të keq të çdo gruaje” në viktimën e tyre, duke shtuar se ata “e kishin trajtuar atë si të mos ishte njeri”.

Vajza menaxhoi të ikte nga shtëpia në mëngjes dhe u gjet në gjendje jo të mirë nga kalimtarët.

Gjatë dëshmisë ajo tha se nuk i kujtohej si kishte dalë nga klubi atë natë.

Hyka u burgos për 26 vjet pasi u shpall fajtor për kidnapim, mbyllje dhe dy akuza për përdhunim.

Vullnet Haka dhe Bezati u shpallën fajtorë për burgosje të viktimës dhe dy akuza për përdhunim të vajzës. Haka u dënua me 14 vjet dhe Bezati me 17 vjet.

Edhe 11 burra në Maroko dënohen me 20 vjet burgim për kidnapim e përdhunim të një 17-vjeçareje Botë 11 burra në Maroko dënohen me 20 vjet burgim për kidnapim e përdhunim të një 17-vjeçareje

Hyka i tha jurisë se kur kishin arritur te adresa, ajo ishte pajtuar të kishin marrëdhënie seksuale. Ai tha: “Ajo asnjëherë nuk qau kur ishte me mua. Nuk e kam bërë atë. Nuk jam përdhunues”.

Hyka mohoi se ai ose ndonjë nga burrat e tjerë kishin folur shqip dhe se kishin qeshur me vajzën.