Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me burg shqiptari që përdhunoi adoleshenten në Londër

Adoleshentja qante me dënesë në gjyqin e së mërkurës ndërsa përdhunuesi i cili e sulmoi në një rrugicë të veçuar të parkut të qendrës tregtare Westfield në Stratford (Londër) u dënua me burgim me mbi 10 vjet.

15-vjeçarja ishte ndarë nga miqtë pasi kishte pirë në një bar më 4 shtator të vitit të kaluar, pavarësisht se ishte nën moshë.

Nën ndikimin e alkoolit ajo ishte në rrugë natën kur shqiptari Rufat Kasamaj, 36 vjeç, u kap në kamera teksa e vëzhgonte atë, raportoi DailyMail.

“Grabitqari” seksual Kasamaj, e drejtoi viktimën e tij drejt një rrugice të vetmuar dhe e tërhoqi në një kopsht lulesh para se ta përdhunonte.

Kasamaj, i cili shkoi në Britani më 2017, fillimisht u deklarua fajtor në tetor të vitit të kaluar. Deri të mërkurën iu caktuan disa seanca gjyqësore, deri dje kur mori dënimin.

Edhe I dënuari për dhunim në Britani kërkohet për vjedhjen në Kosovë Kronikë I dënuari për dhunim në Britani kërkohet për vjedhjen në Kosovë

Kasamaj u dënua me dhjetë vjet e gjysmë. Barit ku u deh vajza po ashtu iu shqiptua dënim për shkak se i shërbeu një të miture.

“Më 4 shtator të vitit të kaluar ti ke kryer një krim vërtetë të tmerrshëm ndaj viktimës 15-vjeçare duke mos treguar aspak pendesë apo shqetësim për vuajtjen e saj për të arritur kënaqësinë tënde seksuale dhe të dhunshme”, i ka thënë gjykatësi Mark Dennis Kasamajt.

Ndërsa vajza në fjalën e saj para gjyqit tha se “vazhdimisht ka rijetuar makthin më të keq” dhe se ishte detyruar ta linte shkollën dhe të përdorte ilaçe për shkak të stresit.

“Kisha plot netë të gjata pagjumë që qaja me mendimet për vetëvrasje”, tha ajo. “Kjo është ajo që më ke bërë”.

“Ky rast në përmbledhje përfshin përdhunimin vagjinal të një vajze 15-vjeçare shumë të dehur dhe të cenueshme nga një i huaj më shumë se dyfishi i moshës së saj, më 4 shtator në Qendrën Tregtare Westfield në Stratford”, tha prokurori Tim Forster.

Edhe Tre shqiptarë në Angli dënohen me 57 vjet burgim për përdhunimin e një vajze Kronikë Tre shqiptarë në Angli dënohen me 57 vjet burgim për përdhunimin e një vajze

“Edhe pse ajo ishte shumë e dehur për të rezistuar, ajo ia bëri të qartë disa herë se nuk donte marrëdhënie seksuale me të dhe i tregoi se ishte nën moshën 16 vjeç”.

“Pasi e përdhunoi ai thjesht eci dhe e la atë aty ku ishte”.

Forster tha se ajo u mashtrua pasi kërkoi ndihmë të kthehej në shtëpi duke qenë e dehur, por se Kasamaj e shfrytëzoi mundësinë.

Sipas deklaratës së prokurorisë, Kasamaj e dërgoi vajzën te kopshti ku e përdhunoi dhe aty humb pamja e kamerave për 20 minuta. Përdhunuesi më pas mbyll pantallonat dhe largohet nga aty pa shikuar prapa.

Edhe Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani Arbëri Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani

Vajza e tmerruar ngrihet dhe u afrohet kalimtarëve të tjerë për ndihmë.

Pas përdhunimit, Kasamaj ishte parë të rikthehej në dy raste në vendin e ngjarjes së krimit të tij dhe në njërin rast ai shkoi urinoi aty.