Një gjykatë në Maroko ka dënuar me 20 vjet burgim 11 burra, që janë shpallur fajtorë për kidnapim dhe përdhunim brutal të një vajze 17-vjeçare në vitin 2018, ka njoftuar prokurori, raporton BBC.
Vajza – e njohur si Khadija – ka treguar publikisht për sulmin, duke shfaqur plagët, djegiet dhe tatuazhet që thotë se ia kanë bërë sulmuesit e saj.
Në një intervistë në vitin 2018, ajo ka thënë se nuk do t’i falë kurrë sulmuesit.
Rasti ka shkaktuar zemërim në Maroko dhe nisi kampanja #DrejtësiPërKhadijan.
Avokati i Khadijas i ka thënë agjencisë AFP se do të apelojnë vendimin.
Edhe
Tetë vjet burg burrit që përdhunoi një 11-vjeçare në Francë
Ibrahim Hachane ka thënë se vendimet që janë dhënë nuk janë të rënda, pasi dënimi për trafikim është deri në 30 vjet burgim.
Hachane i ka thënë AFP-së se sulmuesit janë obliguar të paguajnë 16 mijë dollarë.
-
Tre shqiptarë në Angli dënohen me 57 vjet burgim për përdhunimin e një vajze
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas
-
Burgim të përjetshëm për afrikanen që trafikoi vajzën e saj 6-vjeçare