Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre në pranga për trafikim me armë

Me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë:

S. lindur më 1972 m/sh/k

G. lindur më 1982 m/sh/k

K. lindur më 1974 m/sh/k

Policia shton se lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç’rast janë sekuestruar:

6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),

municion 271 cal të ndryshëm,

7 karikatorë.

“Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje. Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm