Kronikë

Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë të martën në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 20:00.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që i kanë pësuar.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Tre këmbësorët e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.