Tre persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një shtëpi dhe kanë kërkuar para nga banuesit e shtëpisë në Podujevë.
Katër viktimat kanë raportuar se të armatosurit u kanë kërkuar para, por pasi u kanë thënë se nuk kanë para, janë larguar.
“Është raportuar se katër viktimat dy meshkuj dhe dy ferma kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash, pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, njoftoi PK-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona të maskuar futen për të vjedhur në Podujevë, por ikin pa marrë gjë
-
Tre persona të armatosur hyjnë në një shtëpi në Podujevë, përleshen me armë zjarri me familjarët
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri
-
Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën