Dy persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Dumosh të Podujevës të premten, njoftoi Policia e Kosovës.
Të maskuarit janë larguar pasi pronari i shtëpisë i ka parë dhe më pas i ka raportuar në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga bashkëshortja e tij kanë kërkuar para dhe stoli ari, mirëpo pasi kanë parë ankuesin, të njëjtit kanë ikur pa marrë asgjë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.