Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theu xhamat e veturave me sëpatë në parking, arrestohet qytetari nga Prishtina

Foto: Koha / Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti është hasur me sëpatë duke thyer xhamat e disa veturave në parking.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”. Sipas vëllait të tij i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor.

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.