Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Therja me thikë në Gjilan, 30 ditë paraburgim për të pandehurin B.Z.

I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurit B.Z., nga Gjykata Themelore e Gjilanit, nën dyshimin se dy ditë më parë, kishte privuar nga jeta I.C., në Gjilan.

Siç njofton Gjykata Themelore e Gjilanit, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka vdekur.

“Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale, gjithashtu për këtë vepër parashihet dënim më të paktën 10 vite deri në dënim me burg të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Therjka