Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 qershor të këtij viti.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në lokalin ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C..
I njëjti për shkak të një mosmarrëveshje verbale e ka goditur me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgimi i personit që theri për vdekje një tjetër në Gjilan
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
-
Kërkohet paraburgimi i një person për tentim vrasjen në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Gjilan
-
30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasje në Gjilan