Një person ka vdekur në Fushë-Kosovë pasi është therur me thikë.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë rreth orës 22:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.
Ka njoftuar se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.