Një burrë është arrestuar në Korroticë të Drenasit pasi që dyshohet se ka therur me thikë një burrë tjetër.
Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë - thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.