Kronikë

Theren me thikë dy burra në Prishtinë

Therje me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë therur me thikë, në dy raste të ndara që kanë ndodhur në Prishtinë, njëri të mërkurën e tjetri të enjten.

Për rastin e së mërkurës i dyshuari është arrestuar.

“Prishtinë 27.09.2023 – 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti që ka ndodhur të enjten është duke u hetuar.

“Prishtinë. 28.09.2023 – 16:20. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e QKUK-së.