Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy persona janë therur me thikë gjatë mbrëmjes të së mërkurës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka shtuar se një person i dyshuar për rastin, është në kërkim të Policisë.

“Sot rreth orës 21:20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e Policisë”, ka thënë ajo.