Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theren me thikë dy burra në Drenas

therje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas ka arrestuar tre burra nën dyshimin se kanë therur me thikë dy të tjerë.

Rasti thuhet se ka ndodhur të martën në mbrëmje dhe po trajtohet si vrasje në tentativë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.