Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi ta vriste një person, arratiset por policia po e kërkon

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një tentativë vrajse.

Sipas raportit të sotëm policor, një person është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili më pas është arratisur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK dhe është nën përkujdesje të policisë.

Policia tani është duke kërkuar të dyshuarin dhe po heton rastin.