Një person ka tentuar t’i godasë policët e më pas ka shkaktuar aksident. I dyshuari ka arritur të arratiset.
Policia ka thënë se një prej policëve ka shtënë me armë zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
“I dyshuari mashkull kosovar, gjatë një pike kontrollit nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka tentuar t’i godas me veturë ata, më pas ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka arritur që të arratiset. Njëri nga zyrtarët policor ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.