Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Skenderaj, me ç’rast dy persona janë arrestuar, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit tjetër”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Më tutje PK thotë se gjatë kontrollit në shtëpinë përkatësisht në lokal e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tetë copë fishekë ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm