Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në qendër të Mitrovicës

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por viktima ka arritur të shmanget nga plumbat dhe të shpëtojë.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në rrugën ‘Adem Voca’ afër tregut në Mitrovicë, transmeton kp.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku janë gjetur dy gëzhoja.

Sipas tij, është ndaluar një person në cilësi të të dyshuarit, si dhe është konfiskuar një pistoletë.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.