Një person ka pësuar lëndime pasi është rrahur nga një tjetër në Kaçanik të enjten.
Viktima është dërguar në spital, kurse i dyshuari është arratisur.
Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje e mbetur në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.