Një person në Kaçanik është arrestuar të premten për sulm.
Ai ka rrahur kunatën e tij dhe ka shkaktuar dëme në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.