Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim dhunimi në Istog, Policia nuk e gjen të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentim dhunimit, që dyshohet se ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Istog.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari nuk është hasur nga njësitet policore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.