Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Rexhep Luci” pasi Shqipëria realizoi golin e fitores ndaj Serbisë në ndeshjen e futbollit, të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka të lënduar.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi Enis Pllana për KOHËN.