Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë brenda një punëtorie në Gjakovë

Policia e Kosoves

Në Gjakovë sot rreth orës 14:00 ka pasur një tentativë vrasjeje. Brenda punëtorisë “Dielli” është shtënë me armë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari Sh.V. fillimisht ishte fjalosur me viktimën dhe më pas kishte shkuar në veturë të merrte armën.

Një dëshmitar kishte tentuar të ndalonte të dyshuarin, por ai kishte shtënë në drejtim të derës së punëtorisë, duke menduar se viktima ishte brenda.

Sh. V. është arrestuar dhe është marrë vendim për ndalim policor prej 48 orëve.