Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Gjakovë, me veturën e tij godet atë të viktimës dhe shtie dy herë drejt tij

Një person u arrestua për vrasje në tentativë në Gjakovë, të premten.

I dyshuari e ka goditur me veturë veturën e viktimës dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.