Dy të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka kanë dalë para gjykatës. Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur.
Ata janë duke u marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka, raporton Kallxo.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.
Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.
Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.
Të vizituar nga zyrtarë të KMDLNj-së, dy të arrestuarit, njëri 16 e tjetri 15-vjeç, nuk kishin ndonjë vërejtje për sjelljen e policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.