Të gjithë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për dallavere me patentë shoferë janë liruar nga gjykata. Të gjithë të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, raporton Koha Ditore.
Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar avokati Nazim Mehmeti që në këtë proces e përfaqëson të dyshuarin Naser Llugaliun.
Sipas Mehmetit para 30 minutave Gjykata ka marrë aktvendim me të cilin ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore për masën e paraburgimit për shumicën e të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për dallavere në testin për patentë shofer
-
Supremja ua ndërpret masën e paraburgimit nëntë të dyshuarve për dallavere me vota
-
Dy zyrtarë arrestohen nën dyshime për dallavere me testin për patentë-shoferë
-
Ndalohen 10 zyrtarë, të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë
-
Lirohen 28 të akuzuarit për korrupsion dhe vepra tjera penale në rastin e “Patentë shoferëve”