Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të arrestuarit të pestë për vrasjen në Gjilan iu gjet drogë

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit të pestë për vrasjen që ka ndodhur të hënën në Gjilan ku mbeti një i vdekur.

Sipas njoftimit, të njëjtit në vend ngjarje i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona.