Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen gjashtë persona, kapen mbi 82 kg marihuanë në Kosovë

Gjashtë persona janë arrestuar, mbi 82 kilogramë substanca narkotike, armë dhe automjete të ndryshme janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës të dielën. Kjo është kryer pas një aksioni policor, ku janë kontrolluar katër lokacione; një në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë dhe dy shtëpi në Gjilan.

“Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë” si dhe “Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Provat e tjera të sekuestruara janë: 100 paketime barna të kontrabanduara, 1 pushkë gjuetie me 35 predha, 1 armë e gjatë me një karikator, 1 revole TT me 6 predha, 1 dylbi e armës së gjashtë me 174 predha, 5 vetura dhe 15.774 euro.